11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAntikorrupsioni publikoi thirrje për paraqitjen e vëzhguesve në zgjedhje

Antikorrupsioni publikoi thirrje për paraqitjen e vëzhguesve në zgjedhje

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në bazë të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ka publikuar thirrje për paraqitjen e vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për vitin 2020.

Në thirrjen publike, KSHPK thekson se për shkak të ndjekjes efikase të fushatës zgjedhore, pjesëmarrësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka nevojë për angazhimin e 20 vëzhguesve edhe atë në Njësinë zgjedhore 1- pesë persona, dy me njohje të gjuhës shqipe, Njësinë zgjedhore 2- tre persona prej tyre dy që njohin gjuhën shqipe, Njësinë zgjedhore 2- tre persona një që njohin gjuhën shqipe, për Njësitë zgjedhore 3 dhe 4- katër persona dhe për Njësitë zgjedhore 5 dhe 6- tetë persona ku katër prej tyre me njohje të gjuhës shqipe.

Sipas thirrjes, kandidatët e interesuar nuk dihet të jenë anëtarë të partive politike, gjatë fushatës zgjedhore të mos jenë të angazhuar me punë, të kenë në dispozicion automjet dhe të posedojnë leje për vozitje, kategorinë B si dhe të kenë njohuri themelore për format e promovimit të partive politike dhe udhëheqjen e fushatave zgjedhore, kandidati duhet të jetë banor i vendbanimit në Njësinë zgjedhore për të cilën lajmërohet dhe të disponojë celular për fotografim dhe qasje në internet.

Paraqitja është përmes emailit: [email protected] më së voni deri më 16 qershor 2020. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments