7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Luftë” e ashpër ndërmjet BDl-së dhe Aleancës në sondazhin Online, që...

“Luftë” e ashpër ndërmjet BDl-së dhe Aleancës në sondazhin Online, që është duke rrjedhur në Fol.mk

Aleanca për Shqiptarët duket se është rritur ndjeshëm, në sondazhe ndaj sfiduesit të saj kryesor, BDI-së  në garën elektorale të rradhës.

Sipas të dhënave  të sondazhit online, që është duke u zhvilluar nga dita djeshme (12 qershor) dhe që do të jetë aktiv deri më 14 qershor në portalin FOL,e afert me politikat e ASH në pyetjen se:

Nëse zgjedhjet parlamentare në RMV do të mbaheshin më 5 korrik? Për cilën parti politike do të kishit votuar?

Nga gjithsej 2646 anketues/respodent, rezulton se mbështetje më të madhe gëzon koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa me 1179 vota ose 44,11% e votuesve, e ndjekur pas nga Bashkimi Demokratik për Integrim – (BDl) me 1047 vota ose 39,17%.

Në vend të tretë është Koalicioni “MUNDEMI” i përbërë nga LSDM dhe Lëvizjes BESA me 308 vota ose 11,52% të votave të tubuar.

Në vend të katërt është radhitur, Partia Demokratike Shqiptare – (PDSH) e cila ka tubuar 102 vota ose 3,8% e të gjitha votave.

Në vend të fundit të renditjes qëndron VMRO-DPMNE me 13 vota 0,01%.

Në këtë sondazh kanë votuar edhe 24 anketues/respodent që nuk kanë mbështëtur asnjërën nga partitë politike

PS/ Rezultati i këtij sondazhi paraqet opinonin e anketuesve/respodentëve të FOL-i,  dhe jo domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë së portalit (FOL).

Sondazhi do të jetë i hapur deri me 14 qershor ora 24:00

© fol.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments