-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Maqedoninë e Veriut, shënohen 7 viktima në 24 orë, njëri ndërron...

Në Maqedoninë e Veriut, shënohen 7 viktima në 24 orë, njëri ndërron jetë në ambulancë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sërish shifra rekord nga koronavirusi, ku 7 persona të infektuar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 janë shëruar. Sot për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve është më i lartë se numri i të shëruarve. Mosha e viktimave lëviz nga 46 deri 87 vjeç. Viktimat janë 3 nga Shkupi, 2 nga Struga, 1 nga Tetova dhe 1 nga Shtipi. Një prej pacientëve ka ndërruar jetë duke u transportuar me ambulancë, ndërsa 4 të tjerë ishin pranuar në spital 2 deri 3 ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 125 raste të reja me virusin korona, shifër e cila krahasuar me një ditë më parë shënon rritje. 71% e të infektuarve, respektivisht 89 raste janë regjistruar në Shkup. Ndërsa në Shtip deri tani, gjithsej 126 të punësuar në fabrikat e tekstilit kanë rezultuar pozitivë. Të dhënat i referohen testimit të 1,019 mostrave.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
Shkup- 89 raste
Tetovë- 11 raste
Ohër- 8 raste
Kumanovë- 4 raste
Strugë- 3 raste
Shtip- 2 raste
Prilep- 2 raste
Strumicë- 2 raste
Goastivar- 1 rast
Veles- 1 rast
Resen- 1 rast
Kërçovë- 1 rast

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar edhe 6 pacientë të rinj, duke e çuar numrin e të shtruarve në 74. 29 prej tyre janë në mbështetje oksigjeni. Në Spitalin “8 Shtatori” momentalisht janë të shtruar 54 pacient, përfshirë këtu edhe rastet e pranuara së fundmi. 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

STATISTIKA TË PËRGJITHSHME
Numri i përgjithshëm i të infektuarve- 3364
Numri i përgjithshëm i të shëruarve- 1664
Numri i përgjithshëm i viktimave- 164
Numri i rasteve aktive- 1536

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë, 19 janë në kuadër të skriningut, ku nuk ka pasur raste pozitive. Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk është diskutuar për masa kufizuese. Nga ky komisioni thonë se po merret në konsideratë që personave pa simptoma të mos u merren brise për testim. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjithashtu po diskuton nëse si shkak i vdekjes së me CODI-19 do të përmendet sëmundja kryesore, apo si vdekje nga virusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments