Lideri i BDI-së duke iu drejtuar kombit tha se kjo ide është shumë më e madhe se cdo parti apo cilido person .
“Kjo ide është shumë më e madhe se çdo parti apo cilido person. Kjo ide
nuk ka të bëjë me BDI-në dhe sigurisht jo me mua. Une jam këtu për tia
vazhduar jetën procesit, që ti prij konceptit, që të bëhem urë dhe të
shtroj rrugë duke krijuar rrethanat për realizimin e ëndrrës, ndërsa ju
mbetet juve që ta zbatoni. Unë po mbjell, që ju të korrni. Unë po
ëndërroj që ju të realizoni. Unë po guxoj që ju ta bëni u shpreh Ali Ahmeti.
Sipas tij ne shqiptarët kemi luftuar për liri dhe barazi.Kur besojmë në dicka ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithcka
Sot, të nderuara motra dhe vëllezër, më 10 qershor, pikërisht në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ju drejtohem me gjithë sinqeritetin dhe përkushtimin tim me lutje që ta vazhdojmë ëndrrën tonë dhe mos të heqim dorë kurrë nga synimet tona.
Erdhi koha për kryeministrin e parë shqiptar ❤️?