9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi promovon idenë për Kryeministrin shqiptar! Përgjigjen Hoxha nga Lëvizja Besa dhe...

Grubi promovon idenë për Kryeministrin shqiptar! Përgjigjen Hoxha nga Lëvizja Besa dhe Zejdi nga Alternativa (video)

Integristët vazhdojnë të promovojnë idenë e tyre që në Qeverinë e ardhshme Kryeministri të jetë shqiptar. Artan Grubi i BDI-së thotë se kjo kërkesë do të jetë vetëm njëra ndër pikat që do t’i parashtrojnë në takimet me partnerët potencial kur do të ulen për të diskutuar për formimin e Qeverisë.

Por sa do të jetë kjo e mundur kur dy partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM, menjëherë pasi BDI nxori këtë ide në opinion, u deklaruan se kandidati i tyre për kryeministër është Hristijan Mickoksi, gjegjësisht Zoran Zaev. Grubi thotë se VMRO dhe LSDM shfaqën paragjykime etnike.

 “Ne po përpiqemi që ta fitojmë mandatin dhe në negociatat pas publikimit të rezultateve zgjedhore në zgjedhjet që i kemi para nesh ne do të ulemi dhe do t’i parashtrojmë programet tona që t’i krahasojmë me partnerët e koalicionit. VMRO dhe LSDM shfaqën paragjykime etnike dhe shfaqën mendimet e tyre të sinqerta në një moment të sinqeritetit absolut ndaj votës shqiptare dhe ndaj vullnetit shqiptar. Ne po themi kur shqiptarët kanë udhëhequr me institucione janë arritur suksese më të mëdha në këtë vend”, deklaroi Grubi.

Ende nuk kanë diskutuar për emrat e mundshëm të cilët mund të ulen në kolltukun e kryeministrit, por Grubi thotë se ideja është mbipartiake dhe i fton partitë tjera shqiptare për ta përkrahur idenë e tyre.

Por çfarë mendojnë partitë tjera për idenë e BDI-së?

Nga partia Alternativa, e cila është në koalicion me Aleancën për shqiptarët thonë se kjo është vetëm një tallje me shqiptarët.

“Një subjekt i cili nga 20 deputet zbrit në 10 deputet, një subjekt i cili nga 153 mijë vota  zbret në 70 mijë vota të pretendojë të ketë kryeministër është më shumë se utopi bile edhe tallje me shqiptarët. Zaten ashtu si tallje po e merr elektorati shqiptar . Po e shihni si po reagojnë intelektualët, analistët dhe qytetarët e rëndomtë. Ndërsa se shqiptarët kanë kapacitet për të udhëhequr shtet po edhe qeveri, për këtë s’diskutohet”, deklaroi Skender Rexhepi – Zejd nga Alternativa.

Nga Lëvizja Besa thonë se ky propozim vjen për shkak se BDI-së është e vetëdijshme se kanë humbur rejtingun  tek votuesit shqiptar.

“Ne jemi në proces zgjedhor i cili ka filluar. BDI duhet të jep shpjegim se pse këtë propozim nuk e ka dhënë në zgjedhjet të cilat duheshte të mbahen më 12 prill, por e jep në këtë fazë dhe në këtë situatë. Ne e dimë arsyen sepse BDI çdoherë kur është në humbje të poenave politik apo rejtingut të saj politik shpëtimin e vet e kërkon nëpër këto ide, gjoja për unifikimin e faktorit politik shqiptar”, deklaroi Arjanit Hoxha nga Levizja Besa.

Të dy krerët e partive më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë deklaruar se po që se fitojnë në zgjedhje ata do të ulen në karrigen e kryetarit të Qeverisë. Ditë më para Zaev tha se nëse “Kryeministri shqiptar” do të jetë kusht i Ahmetit për formimin e Qeverisë, atëherë BDI do të mbetet në opozitë.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments