Tensionet e muajve të fundit në kufi kanë bërë që Ministria e Mbrotjes së Greqisë të përgatitet për tre skenare të mundshëm të një sulmi të beftë ushtarak nga Turqia.
Mediat greke raportojnë se Ministria e Mbrotjes ka marrë në konsideratë një përkeqësim të menjëhershëm të raporteve mes dy vendeve dhe një sulmi ushtarak nga ana e Turqisë në tre zona.epoka e re
Zona e parë, e konsideruar si vendi ku sulmi është më i mundshëm është ajo e lumit Evros, pjesa ku Greqia dhe Turqia kufizohen me tokë.
Zona e dytë, ku grekët presin një sulm nga ana e Turqisë është ne detin Egje, pikërisht më territorin mes ishujve të Kretës dhe Rodosit.
Zona e tretë është ajo e Mesdheut jug-lindor, në të cilën Turqia, Greqia, Qiproja, Egjipti dhe sëfundmi Libia janë duke u përplasur për pasuritë nëntokësore të gazit.
“Protothema” raporton se të trija opsionet kanë qenë pjesë e diskutimit të mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.