8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaItalia shpreson që shtetet e BE-së të rihapin kufijtë për italianët

Italia shpreson që shtetet e BE-së të rihapin kufijtë për italianët

Italia shpreson që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të rihapin kufijtë e tyre për shtetasit italianë më 15 qershor.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, teksa masat e izolimit në mbarë Evropën – të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit – gradualisht kanë filluar të lehtësohen.

Italia – një prej vendeve të goditura më së keqi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi – hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë.

“Data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Di Maio gjatë vizitës së tij në Slloveni.

Homologu i tij slloven, Anze Logar tha se “kushtet shëndetësore në Italia janë duke u përmirësuar shumë shpejt… Jam optimist për 15 qershorin”.

Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë – përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi – të mund të udhëtojnë.

Italia deri më tani ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur.

Sllovenia – që muajin e kaluar deklaroi se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në këtë shtet – ka raportuar për 1,479raste dhe 109 të vdekur.

Sllovenia, në javët e fundit po ashtu ka lejuar udhëtimet e njerëzve nga shtetet fqinje si Kroacia, Hungaria dhe Austria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments