Dioqeza e Povardaries, e udhëhequr nga Peshkopi Agatangel, u bëri thirrje besimtarëve ortodoksë nga vendet që janë nën dioqezën e tij që të shkojnë në kishë nesër dhe të shtunën, pasi ekziston një ndalim për të shkuar në “të përshpirshmet”, si masë e veçantë kundër përhapjes së virusit.
“Duke pasur parasysh situatën e re në vendin tonë, dhe për shkak të pandemisë me Covid-19, e cila i referohet ndalimit të vizitës së varreve për ditën e shpirterave, të gjithë besimtarët besnikë të Dioqezës Ortodokse të Povardaries, nga të gjitha vendbanimet që janë në juridiksionin e saj i informojmë se në ditët 5.6.2020 (e Premte) dhe 6.6.2020 (e Shtunë), në periudhën prej 8 deri në ora 14, që të vijnë në tempujt (oborret e tempujve) dhe për të sjellë me vete grurë të zier, verë të kuqe dhe një listë e të afërmve dhe miqve të tyre të vdekur më parë”, thuhet në deklaratën e dioqezës.
Kjo thirrje për grumbullim masiv të besimtarëve në kisha vjen në një kohë urgjence në të gjithë vendin, si edhe gjatë karantinimit tre-ditore në komunat më të rrezikuara, dhe në një kohë kur epidemia po thyen rekorde në numrin e të infektuarve në baza ditore.