8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota“Heroi” i protestave në SHBA, strehoi 60 persona në shtëpi që të...

“Heroi” i protestave në SHBA, strehoi 60 persona në shtëpi që të mos i kapte policia

Rahul Dubey një indiano-amerikan është kthyer në “hero”, teksa SHBA është përfshirë nga protesta të dhunshme, pas vrasjes së George Floyd.

Ditën e djeshme 44- vjeçari  u hapi derën e shtëpisë së tij dhjetëra protestuesve që ishin rrethuar nga policia, pas nisjes së shtetrrethimit dhe mesymjes së policisë në kryeqytetin e SHBA, në Washington.

Protestuesit i trembeshin arrestimit teksa ishin në rrugët e Washingtonit pas orës 19:00 ku qarkullimi ishte i ndaluar,  dhe u strehuan në shtëpinë e Dubey.

Ndërsa në orën 06.00 të mëngjesit kur skadoi koha e ndalim-qarkullimit, më shumë se 60 njerëz dolën nga shtëpia e tij tre-katëshe duke brohoritur e duke duartrokitur të zotin e saj Rahul Dubey.44-vjeçari reagoi instinktivisht kur policia po shpërndante me dhunë protestuesit. Tashmë Rahul është kthyer në një “hero” në internet dhe videot e tij janë bërë virale. /abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments