8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDy viktima dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Dy viktima dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 62 raste të reja me Covid-19.

Shkupi vazhdon të mbetet vatra kryesore e infektimit me 24 raste të reja, teksa numër i lartë është regjistruar edhe në Shtip 14 raste dhe Tetovë 12 raste të reja. 4 raste janë regjistruar në Strugë, 3 Gostivar, 2 Kumanovë dhe nga një në Veles, Koçan dhe Vallandovë. Dje ndërruan jetë edhe dy pacientë nga koronavirusi.

“Në Spitalin ‘8 Shtatori’ ndërroi jetë pacienti 60 vjeçar nga Struga, i hospitalizuar që nga 22 Maji. U evidentua edhe pacienti 64 vjeçar, i cili u pranuan në Spitalin e Gostivarit me 29 Maj dhe po të njëjtën ditë ndërroi jetë, por që më pas u diagnostikua me CoVid-19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e të infektuarve sot ishte edhe nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri. Ai njoftoi se rezultoi pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe foshnjën tre muajsh.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se kanë filluar menjëherë me identifikimin e personave të kontaktit direkt të pacientit Zekiri.

ISHP njoftoi se sot u shëruan 17 pacientë. Bilanci i të prekurve në Maqedoninë Veriore ka arritur 2226, të shëruarve 1552, të vdekurve 133 dhe si raste aktive evidentohen 541 pacientë.

Deri më tani janë bërë mbi 29500 teste, ndërsa nga 221 testet e bëra dje të skriningut në Qendrat e Shëndetit Publik në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Prilep nuk ka të infektuar./AlsatM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments