8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShërbimet administrative në MPB me orar të ri të punës

Shërbimet administrative në MPB me orar të ri të punës

Ministria e Punëve të Brendshme vendos orar të ri të punës në selinë e Repartit për punë administrative në Shkup dhe në disa zyra tjera në nivel të qytetit, me qëllim të qasjes efikase dhe në kohë të qytetarëve deri te e drejta të dorëzojnë kërkesë për dhënie të dokumenteve personale.

Siç kumtoi MPB, duke filluar prej sot, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, orari i punës në selinë e Repartit për punë administrative Shkup në RTVM si dhe zyrat tjera në “Beko” dhe “Gjorçe Petrov” do të jenë me fillim nga ora 07:30-20:00, ndërsa në zyrat tjera për punë administrative në “Butel” dhe “Draçevë” orari i punës prej të hënën deri të premten do të jetë nga ora 10:00-18:00.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët jetojnë në territorin e qytetit të Shkupit se sipas gjendjes së konstatuar të aplikimit të rritur për dokumente personale, duke e marrë parasysh faktin se vijon edhe periudha e pushimeve vjetore, vendos orar të ri të punës në selinë e Repartit për punë administrative në Shkup me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve qasje efikase dhe në kohë deri te e drejta të dorëzojnë kërkesë për dhënie të dokumenteve personale”, citohet në kumtesën e MPB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments