Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore. Vendimi është i presidentit nëse do të vazhdojë. Ne deri në fund të javës duhet t’i përfundojmë ato analiza dhe të vendosim nëse do të kërkojmë ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme”.
Këtë e deklaroi sot kryeministri teknik Oliver Spasovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse heqja e masave kufizuese do të thotë edhe se do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme.