lajmi interaktiv
Kryeministri aktual ai vërteti në teren është Venko Filipçe, Ministri i Shëndetsisë sepse ai dikton me masat e ndërmara në emër të shëndetit ,pra dikton komplet JETËN politike dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut, mer kurajon që të kundërvihet se fotografitë nga festimi i djeshëm nga evinementet fetare ,që direkt nuk e thekson por dje vetëm Bajram ishte Ministër ,pra fotografitë për të ishin shqetësuese ,por nuk tha ato ditë asgjë për festimet masive për Pashkët në Manastirin Bigorski dhe për Liturgjinë në Strugë Po Ministër pse del mbi raportin e MPB-së ,si nënshtetas i RMV -së,do e kishim pyetur pse nuk flet se pse nuk pati mjek shqiptarë drejtëpërdrejti të kyçur në vet vendin e ndodhisë në operacionin e parë transplatues të zemrës në Maqedoninë e Veriut .( flitet në raportin e MIA për një mjek shqiptar në parapërgaditje por jo në vetë operacionin ) Si e ndjeve veten ?!Shtrohet një pyetje po DR BUJAR OSMANI pse nuk mori pjesë…Po DR ZHAN MITREVI ka mjek shqiptarë në Klinikën e tij ,pse ai nuk thirri …apo menduat se është në pyetje krenaria e kombit kushtetues e jo krenaria e RMV sepse në RMV ka edhe popull 20 % që ka ekspert mjeksor edhe për zemrën Po ashtu i kundërvihet matufit plak Molla Sulës nga BFI e privatëzuar për thënien se Corona Virusin e shpalli të vdekur pra ka vdekur ,por nuk i kundërvihet Janushevit që i thotë se nuk ka përsëritje Korona virus në vjeshtë linku https://press24.mk/janushev-apsolutno-e-netochno-deka-so-pochetokot-na-esenta-se-ochekuva-vtor-bran-na-koronavirusot…Ministër Filipçe partitë politike shqiptare heshtin sepse lideri juaj i LSDM-së i njohur për BOMBA ( ku ra me 4 bomba edhe vet brenda) , mbase i ka të kapura partitë shqiptare në prehër nëpërmes bombave që është keqpërdorim dhe shantazhim i detyrës së një ish kryeministri ,që nuk do të dijë për shtet juridik , por POPULLI dhe VOX i tijë ende nuk dëgjohen ,ama kur do të dëgjohet …shyqyr që jemi në NATO dhe presim BE -në …
==========================================
lajmi aktiv që qarkullon https://www.gazetaexpress.com/filipce-fotografite-nga-festimi-i-djeshem-jane-shqetesuese/
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se fotot që u shfaqën dje në rrjetet sociale, ku shumë njerëz shihen duke shënuar festën nëpër tempuj fetarë, janë shqetësuese. Ai thekson se përkundër apeleve që të mos ketë tubime masive, kjo nuk ka ndodhur.
“Fotografitë dhe kronikat nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet shëndetësore për shmangien e tubime masive, respektimin e masave në distancë dhe kufizimin e lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur.
Unë e respektoj festën dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht cilës fe i përkasim. Por këtë vit, festat nëpër botë janë shënuar në tjetër mënyrë, duke vendosur në plan të parë shëndetin tonë dhe bashkëqytetarëve tanë.
“Falënderoj qytetarët që i përmbahen masave dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk e bëjnë”, ka shkruar Filipçe