9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDr Drita Kadriu / Femrat me status të pa definuar e që...

Dr Drita Kadriu / Femrat me status të pa definuar e që janë të moshës madhore

May 22, 2015 Këtu e 5 vite më parë

Ka nje kohë te gjate qe kam menduar te shkruaj per nje grup te margjinalizuar te shoqerise sone: femrat me status te pa definuar e qe jane te moshes madhore . Ne kulturen tone te perditshme mos martesa e bene nje femer plotesishte te varur nga te gjithe njerezit tjere te familjes se ngushte dhe te gjere ( varshmeri nga prinderit, vellau, kunata,nipi, mbesa, daja, kojshija e karrshija siq thote Myzi) . Dhe duke e njohur kete problem nga rrethi im, familjare e shoqeror nuk dita se si ta emroj kete grup social, si ta quaj dhe therras , e qe eshte grup qe ekziston ne shoqerine tone dhe ka nevoje per shume perkrahje.
E vertete se me shoqeria e jone nuk do te jete njesoi si para publikimit te mendimit se femrat duhet hjekur nga shtepia sa me shpejt, si kufomen. Ky qendrim ose opinion shoqeror, ka sjellur ne pahe nje problem bukur te madhe si shoqeror njashtu edhe kulturore, por me se shumti ekonomik.
Problemi vet ka shije te keqe, prandej edhe mendoj se eshte kape per bishti nga qarqe te ndryshme. Megjithate e drejte e secilit eshte te mendoj per problemin dhe te kete qendrime personale.
Une deshiroj te ndaje me te gjithe juve disa nga mendimet dhe qendrimet e mija per kete ceshtje:
1. Mendoni per vitet 1990 kur shqiptaret , duke e ruajtur e mbrojtur gjinine e forte, por edhe per shkak te krizes ekonomike dhe dembelise sone, u pajtuan qe ata, pra burrat, te ikun nga vendlindja. Iken aq shume, “sa qe ne mungese te facebook-ut”dhe mungeses se te dhenave, thuhej se kane ikur 200.000 mij burra. Ate bote filloi te krijohet nje mit dhe nje profil i ri i burrit evropian , ndersa shoqeria foli me zhargonin “iken pellumbat e mbeten shkrumat”.
Kjo ikje i ka pase anet e veta pozitive dhe negative .
– Ata derguan para ne familje, e mbajten familjen por i mbajten edhe te tjeret qe nuk i kishin fis as fare. Shumica e ketyre burrave, u ballafaquan me mungese te zhvillimt te mendimit dhe arsimimit, mungese te integrimit, mbeten ne zero. Ne njefare menyre e zhvilluan jeten ne karkatere te shumfishta, “atje jeten e mendjen ketu”.
-Kane enderruar se do ti bejne letrat, pastaj do te ndahen nga “gjermanka” dhe kur te vine do te marrin per nuse shqiptaren e ndershme. Jeta ne te shumten e rasteve i ka dermuar por dhe i ka lenduar familjet e tyre dhe rrethin e tyre shoqerore.
Per vajzat e familjeve ngriteshin gjithashtu legjenda: se si ato po i kqyrin pleqet e familjen se si jane sa shtate burra se si jane te pa zevendesueshme, se si jane bere nena,gra, vjehrra, e plakat e shtepise para kohe. Njikohesishte ato mbeten pa mundesi arsimimi e zanati, pa mundesi punesimi pa mundesi te zgjedhjes se fatit.
2. Besoj se ju kujtohet lufta, kur vajzat/femrat ishin ne role te shumfishta. Duke dashur ti ruajne mashkujt, familja por edhe vet grate, motrate, nenat, morren detyra te shume karaktereve. Me kujtohet nje rast ne lufte kur nena dhe motra ia qiten shallin e grave nje mashkulli ( besoj djal/vella). E trishtueshme ishte pamja e burrit me shalle te grave ne koke por edhe per burrin jeta ishte e embel….Ka ndodhur kjo me 16.maj 1999 ne stacionin e autobuseve ne Mitrovice, ku nga dhuna serbe ishim detyruar te rrinim aty , ndersa merreshin burrat ngarkoheshin ne kamijone dhe i qonin ne burg te Mitrovices dhe Smrekonices. Mu paten sille ne mendje legjendat qe i mesonim per trimat e pa mposhtur, dhe o zot, o zot, o zot………Bindja e jone ishte se ata/mashkujt duhet me çdo kusht te ruhen/ mbrohen. Kjo sakrifice e femrave, per mashkujt e shtepise, ishte reagim i natyrshem, dhe ndodhte gjithe andej Kosoves.
3. Mendoni situaten sot , 15 vite pase lufte, por edhe nja 10 vite para lufte, nga vitet 1990 nje vajze e re atehere, sot , ka nje moshe bukur te madhe. Ka mbete pa e perfundu asnje nivel shkollimi, asnje zanate. Ato vazhdojne me sherby ne shtepi , vazhdojne me qene ne sherbim te te gjitheve, merren dhe kujdesen per pleqet e familjes. Nuk kane pune, nuk kane penzion, nuk marrin social, nuk kane te ardhura. Ato nuk kane asnje euro te hyra as per nevojat e tyre elementare, per unihopka (çorapë) nuk kane. Me tha nje dite nje shoqe se si per te blere nje pako cigare i vellai ia kishte dhene dy euro tinez nga e shoqja. Mua edhe sote me djegin lotet e saj.
4. Ky grup i margjinalizuar pret se kushe do te ja shtrije doren e miresise. Njerez te ndryshem e shohin kete problem lloj lloj si:
– Filanja mund te jete dashnore e mire, mund te me behet grua e dyte, e trete…. , ku me e dite se qka ka qe nuk eshte martuar,u mete si rroktarice, u thone qikave te veta mos u bo si filonja dil gjoje burrin se krejt tjerat i nxan….dhe ato, leneshat vazhdojne te perbuzen dhe me te vertete jane te neneqmuara. Nje mike e rrethit tim me deklaroi se do te martohet me dikend qe i ka vdekur gruaja, qe jeton jashte shtetit e qe i ka letra. Ai do te me siguron per pleqeri. Ka disa raste shume pozitive te kesaj forme te zgjedhjes se ketij problemi.
Shpesh femrat , per te mos u bere teme e vazhdueshme dhe te mos e ndier nenqmimin kane bere zgjedhje martesore sa per ta bere ate punen e marteses e qe kam kogja informata se ne heshtje ato po vdesin. Behen pjese e nje problemi te ri te nje familjeje te re e qe tema kyqe e marteses se babes me nje femër/qike te vjetër eshte : kjo ka ardhe me na e marre pasurine e babes tone, por ky le te mane sa ti vyen me i bo hyzmet , deri sa të është gjallë, se sa për shërbimet që i ka bo ka me dalë fluturim prej ktuhit. A mos ja ka lonë baba a ? E kjo e shkreta as te baba as te burri i vonshëm/i ri. Dhe perseri pas nje sherbimi shume vjeqar del edhe prej deres se burrit pa asgje. E kam takuar nje plake e cila pas 60 vitesh sherbim tek burri ( kishte livruar nga parmende deri ne traktor) e kishin qite familja e burrit se nuk kish pasur femije. Dhe masi i ka ra me dale, kesaj te gjores si shperblim per punen 60 vjeqare i kishin dhene nje kuti keks “meshavina”, nje koka kolle dhe nje pale dimi te reja. Me kujtohet historia e saj. E kam pasë takuar në të pane të hallës sime, dhe ende e mbajë në kujtesë sa shumë e ndjente pa barazinë kjo plakë, ndërsa mendonte se eshte ne rregull kur ske femije me dalë nga vendi ku ke dhënë mundin e djersen për 60 vjet. Diten e dyte të së panes ia qove nje llokum, sa për ta nderuar historinë e saj, u patë gëzuar pa masë. Ajo jetonte mire, te nipat e stërnipat dhe ja kishin hatrin shumë, por një dhimbje të madhe e barte në shpirtë.
Këta jemi ne, sa të pa drejt sa që nuk pershkruhet dot.
Disa që patën rast të punojnë me të huajt edhe u martuan me ta. Kam ndëgjuar se jetojnë mirë dhe e kan respektin e madhë. Sado të shkolluara që kanë qene kanë shkuar me traditën se burrit duhet me i shërby dhe kjo traditë i ka bërë të veçanta dhe me një role të fortë në bashkeshortesi dhe rrethin e tyre social. Më tha një kolege e studimeve që jeton ne Norvegji: oj Drita me i bë shërbim nje mashkulli ketu, kafen me ja qitë , janë mirnjohës, sepse janë bukur të barabartë ne të gjitha detyrat dhe obligimet familjare. Jane edukuar dhe mendojne se nuk duhet të marrin shërbime personale njeri nga tjetri. Këtu kanë mentalitetin e pavarësisë individuale , thone veç të sëmurit i shërbehet, më pat thënë Gjeri.
Sociologet tone, fakultetet e shkencave humane, hulumtues, studente , hartues politikash, deputete ( te cilat brengosen me shume per llukun dhe garderoben e tyre se per problemet sociale ) kane mundesi te madhe ta dokumentojne kete ide me pune dhe politikat te orientohen ne perkrahjen per kete grup tej mase te margjinalizuar. Mediat tona merren me te pasmet e disa femrave te bukura, me seriale te kota, me debate te perditshme politike , qka po bon ky e ai politikan deri tek veshjet dhe te pasmet e deputeteve, por jo me problemet e perditshme shoqerore.
Une nuk besoj ne opinionin se femrat/cikat e vjetra duhet te hudhen si te vdekurit jashte shtepie. Edhe ashtu jeta i ka derrmuar, Une mendoj se shoqeria duhet ti trajtoj si grup i vecante . Deri sa ta marrin penzionin e pleqerise ato do te kene edhe me tej shume nevoje per perkrahjen e te gjithe atyre te cileve u sherbyen posaqerisht shoqerse te ciles aq shume i dhane e asgje nuk morren.
Edhe nese ngritet obelisku kushtuar kontributit historik te femrave nuk behet asgje. Ata qe e ngrisin e nderojne vehten, do te thone se ja qka beme per femrat, por problemi nuk do te rregullohet lehte.
Pas ketij opinioni, shoqeria jone nuk do te turperohet te flete per problemin e ketij grupi te madhe ( se di sa?) shoqëror, Besoj se ato femra jane yje te cilat po shuhen qete qete ashtu qete siq ishte jeta e tyre e pa dukshme dhe e pa vleresuar nga familja e shoqeria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments