Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit 20 raste të reja me COVID-19 si dhe 1 viktimë. Numri i infektimeve vijon të mbetet thuajse i njëjtë teksa shumica e rasteve vijnë pikërisht nga kryeqyteti.
16 raste janë shënuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep. Po ashtu edhe viktima është regjistruar në Shkup, një 63- vjeçar i cili prej ditësh ishte në spital.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut numëron thuajse 2 mijë të infektuar me COVID-19 në total nga të cilët 113 kanë humbur jetën kurse 1 mijë e 411 janë shëruar.