-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryesia e ASH-së shkarkoi Altrim Mamutin-Shumin nga detyra e kryetarit të degës...

Kryesia e ASH-së shkarkoi Altrim Mamutin-Shumin nga detyra e kryetarit të degës së ASH -Tetovë

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët përmes aplikacionit ZOOM më 20 maj ka mbajtur mbledhje lidhur me zhvillimet aktuale me pandeminë në vend. Në këtë mbledhje është vendosur që të shkarkohet Altrim Mamuti nga funksioni kryetar i degës së Tetovës.

Ja komunikata e plotë:

“Aleanca për Shqiptarët vlerëson se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm gjatë kësaj periudhe të rihapjes dhe se shteti duhet të garantoj rikthimin në normalitet të qytetarëve pa pasoja eventuale. ASH kërkon që mbështetja financiare për rastet sociale, afaristët dhe kategoritë e tjera të prekura nga Pandemia Covid-19 të bëhet në mënyrë të drejtë pa diskriminuar askënd në baza etnike, fetare, sociale apo rajonale.

Gjithashtu në mbledhje u diskutua edhe rreth situatës politike dhe mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. ASH është kundër bojkotit të zgjedhjeve dhe këmbëngul që të njëjtat të mbajen gjatë muajit Korrik. Vendit i duhet një qeveri me legjitimitet të plotë e cila duhet të mer vendime të plotëfuqishme ligjore, prandaj mbajtja e zgjedhjeve është domosdoshmëri, por gjithmonë duke pasur parasysh shëndetin dhe jetën e qytetarit.

Kryesia Qendrore solli vendim me çka e liron nga detyra e Kryetarit të degës Z.Altrim Mamuti, vendim ky i mbështetur në statutin e partisë dhe në vullnetin e shumicës së anëtarësisë në Degën e Tetovës”, thuhet në informatën e kësaj partie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments