-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKriza, Banka Botërore do të monitorojë kredinë për Maqedoninë

Kriza, Banka Botërore do të monitorojë kredinë për Maqedoninë

Banka Botërore i ka dërguar paralajmërim qeverisë se do të kontrollojë shpenzimin e parave të e huazuara për luftën kundër koronavirusit. Ky institucion ndërkombëtar financiar u ka porositur autoriteteve që do ta monitorojnë çdo qindarkë të shpenzuar dhe se nuk do të kenë aspak tolerancë.

Banka Botërore ka zero tolerancë për mashtrim dhe korrupsion dhe e merr seriozisht detyrimin për të siguruar që fondet të përdoren për aktivitete qartë të përcaktuara, se të njëjtat do të arrijnë tek përdoruesit e duhur. Udhëzimet në lidhje me furnizimin e Bankës Botërore do të zbatohen për blerjen e materialeve, pajisjeve dhe shërbimeve shëndetësore. Transferimet e parave për familjet rregullohen me kritere të qarta të përshtatshmërisë dhe kanë mekanizma për mbikëqyrje dhe kontroll”

Ministrja e financave Nina Angellovska pretendon se gjithçka do të jetë transparente. Thotë se shkresa nga Banka Botërore është vetëm një sigurim që, kur banka miraton hua për Maqedoninë, ajo do të monitorojë realizimin e parave.

Supozoj që reagimi është në atë drejtim se…pritet të nënshkruhet kjo kredi nga Bordi. Sepse bëhet fjalë për kredi për financimin e mbrojtjes sociale, sigurimit shëndetësor, për kategoritë e rrezikuara- deklaroi Nina Angellovska.

Letra pason pas një sërë përleshjesh partiake midis opozitës dhe qeverisë për atë se si do të shpenzohen këto mjete për luftë kundër pandemisë. Vendi nga ky institucion financiar mori hua prej 160 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments