VMRO-DPMNE nuk pajtohet me masën e propozuar për orë të plotë policore gjatë fundjavës së vazhduar.
Nuk është logjike që të paralajmërohet që restorantet do të punojnë prej të martës, ndërsa që të jetë i obligueshëm qëndrimi në shtëpi gjatë fundjavës së vazhduar. Me fjalë të tjera e diela dhe e hëna për Qeverinë e LSDM-së janë të rrezikshme, ndërsa e marta jo. Në bazë të cilave kritere është sjellë një rekomandim i tillë?
VMRO-DPMNE vlerësonte se është shumë e rreptë masa edhe për orë të plotë policore për festën e Pashkëve, dhe tani kur është festa e Bajramit. Në këtë mënyrë shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut.
Njëherësh me masat e këtilla LSDM-ja me vetëdije provokon tensione dhe konflikte mes popullatës dhe e vendos policinë në rol të padëshirueshëm.
Në këtë mënyrë LSDM-ja drejtpërdrejtë e keqpërdor krizën shëndetësore sipas nevojave ditore politike dhe luan me ndjenjat e qytetarëve.
Duke pasur parasysh atë se vendi është në krye për nga pasojat e dëmshme nga virusi korona nevojitet veprim thelbësor.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së