Ambasadorja amerikane Kate Burns thotë se një “qeveri plotësisht e autorizuar dhe një parlament funksionues janë të nevojshme sa më shpejt që të lejojnë kushtet”. Në një deklaratë për 360 gradë, Burns tha se “qeveria teknike ka një mandat të kufizuar dhe duhet të kishte qenë në pushtet për një kohë të kufizuar para zgjedhjeve”.
“Nga këndvështrimi amerikan, është e arsyeshme të presim që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që të lejojnë kushtet, duke mbajtur parasysh shëndetin dhe mirëqenien e votuesve dhe anëtarëve të komisioneve zgjedhore . Ne nuk parashikojmë një krizë të re politike. Aktualisht ekziston një qeveri teknike. Kjo qeveri ishte dashur të ishte në pushtet për një kohë të kufizuar para zgjedhjeve. Një pandemi e pashembullt ndërkombëtare ka detyruar shtyrjen e datës origjinale për sa kohë që kushtet lejojnë që behet rishikimi i zgjedhjeve. Qeveria teknike ka një afat të kufizuar dhe kur nuk funksionon parlament. “Ne kemi nevojë për një qeveri të plotë dhe një parlament funksionues sa më shpejt që të lejojnë kushtet,” u tha Kate Burns 360 gradë.