9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli i BE këtë pasdite miratoi paketën e ndihmës financiare për dhjetë...

Këshilli i BE këtë pasdite miratoi paketën e ndihmës financiare për dhjetë vende fqinje, përfshirë edhe Maqedoninë Veriore.

Këshilli i BE këtë pasdite miratoi një paketë të ndihmës financiare për dhjetë vendet fqinje, përfshirë Maqedoninë Veriore, raporton MIA nga Brukseli.

Paketa e ndihmës vlen më shumë se 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Ballkanin Perëndimor, plus Gjeorgjinë, Jordaninë, Moldavinë, Tunizinë dhe Ukrainën.

Maqedonia Veriore duhet të marrë 160 milion euro ndihmë. Shuma më e madhe është dhënë për Ukrainën, me 1.2 miliardë euro.

Vendet do të marrin ndihmën në formën e kredive me kushte të favorshme për t’u marrë me pasojat më urgjente të krizës së koronavirusit.

“Së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, këto fonde do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makro-financiar dhe krijimin e hapësirës për të bërë të mundur që këto burime të mbrojnë qytetarët dhe të zbusin pasojat negative socio-ekonomike të pandemisë koronavirus”, tha Këshilli i BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments