I morëm përgjigjet nga të gjitha tre institucionet, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe OSBE/ODIHR, të cilët na informojnë se presin datë për zgjedhje dhe në bazë të asaj të fillojnë përgatitjet, bëri të ditur sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski.
“Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dha raport, mendim të ekspertëve, protokoll për atë si dhe në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, cilat do të ishin tendencat sa i përket zhvillimit të sëmundjes. “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi për afatet të cilat janë të nevojshme për zbatimin e veprimeve zgjedhore.
“Në letrën nga OSBE/ODIHR na informojnë se presin datë për zgjedhje dhe në bazë të datës t’i zbatojnë të gjitha përgatitjet për dërgimin e misionit për vëzhgim të zgjedhjeve”, bëri të ditur sot kryeministri teknik Olives Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. /MIA