Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën e Dubravës. Ajo ka thënë se për të mos u përsëritur historia duhet të dënohen autorët e kësaj masakre. “Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.Një kallëzim penal i dorëzuar më në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish- Jugosllavi nuk është trajtuar asnjëherë. Siç nuk është trajtuar as një kallëzimi penal i të burgosurve të shpëtuar i dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, 12 vjet më parë. Ka vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia. Që autorët të dënohen!”, citohet të ketë thënë Osmani. Sot janë bërë 21 vjet që prej kur afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut të Dubravës, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë. Ndërmjet datave 18 e 24 maj, në burgun e sigurisë së lartë janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.