Derisa Lidhja Demokratike bashkë me AAK-në dhe Nismën po thonë se janë afër finalizimit të programit qeverisës, e që në fokus kanë edhe një pako ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk merret me ta.
Këto komente Kurti i ka bërë nga Prizreni derisa është pyetur për zhvillimet e fundit tek koalicioni që po synon ta drejtojë qeverinë e ardhshme.
“Unë nuk i ndjek ata edhe nuk e di pse po më ngatërroni me ta. Unë jam kryeministër në detyrë”, ka thënë Kurti shkurt e në shaka derisa është pyetur për këtë temë.
Kujtojmë se derisa po pritet vendimi i Kushtetueses për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit nga ana e presidentit Thaçi, kryeministri në detyrë i Kosovë ka përsëritur tashmë disa herë se do të jetë kryeministër në detyrë deri në zgjedhje të reja.
Deri më 29 maj Kushtetuesja pritet të dalë me një vendim.