Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti sot fjalimin e tij para kombit ku njoftoi masa dhe vendime të reja në lidhje me pandeminë.
Erdogan e shpalli të mbyllur vitin shkollor në Turqi si shkak i pandemisë dhe shkollat do të vazhdojnë në shtator.
Ai tha se do të ketë një shtetrrethim të përgjithshëm në të gjithë vendin gjatë Fitër Bajramit për katër ditë prej 22 deri më 25 maj. Ky është shtetrrethimi i parë mbarëkombëtar pasi që ai që u zbatua më parë ishte vebdosur në 31 qytete të mëdha.
Xhamitë do të hapen më 29 maj por do të ketë vetëm 2 lutje publike brenda një dite sipas rregulloreve të reja.
Si fund, nesër Turqia do të shënojë një festë të dytë kombëtare në izolim, më 19 maj – Përkujtimi i Ataturkut, Dita e Rinisë dhe Sportit, një nga ditët më të rëndësishme të Republikës Turke.
Kjo është dita që Mustafa Kemal Ataturk filloi Luftën e Pavarësisë së Turqisë. Njerëzit do të këndojnë himnin kombëtar nga ballkonet e tyre në ora 19.19 dhe do të ketë shfaqje zjarri dhe drita në të gjithë vendin.