12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEnde nuk ka datë për hapjen e kafeneve dhe restoranteve

Ende nuk ka datë për hapjen e kafeneve dhe restoranteve

Kafenetë dhe restorantet po përgatiten për hapjen e tyre. Por, ende nuk e dinë se kur do të marrin dritë jeshile nga shteti për të nisur me punë. Ato që i gjetëm me derë hapur pastronin ambientet e tarracave, me shpresë se do të nisin të paktën me gjysmë kapaciteti. Disa prej tyre thonë se do të duhen të paktën dy javë punë me qëllim që të ulen dëmet që i kanë çuar në prag të falimentimit.

“Humba është e madhe prej tre muajsh nuk punojmë kemi shpenzime të mëdha. Nuk e dimë kur do të hapen restorantet e kafenetë. Në gjithë Evropën janë hapur në Spanjë e Itali si e kishin gjendjen.”

“Katastrofë është puna, me këtë koronavirusin na ka hallakat krejt na ka çmendur. Nuk po mund t’i mbulojmë shpenzimet, veç dalim të rrimë në Çarshi, nuk e dimë se çfarë do të bëhet.”

“Kanë rënë shumë, më vjen keq për këto biznese se njerëzit varen prej tyre, jetojnë prej tyre. Të gjitha familjet kanë mbetur në peng financiar, kështu e kemi pësuar i gjithë populli.”

Rikthimi në normalitet i këtij biznesi nga Qeveria është paraparë në fazën e dytë. Por, nga Oda e Gastronomisë thonë se ende nuk kanë një protokoll për hapjen e objekteve të këtyre bizneseve.

Oda e Gastronomisë:

“Jemi në pritje të një protokolli të punës dhe nuk mund të kalkulojmë me data se kur do të hapen saktë. Nuk kemi sinjale për një takim të ardhshëm. Mbetet në duart e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse.”

Bisedimet ndërmjet këtij sektori të biznesit dhe të ekzekutivit kanë ngecur në mos përputhjen e kërkesave të tyre me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së virusit korona.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments