6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSigurimi i Presidentit Pendarovski pozitiv ndaj Covid-19

Sigurimi i Presidentit Pendarovski pozitiv ndaj Covid-19

Pasditen e 17 majit u realizua një test për COVID-19 mbi një person nga ekipi i sigurisë i Presidentit Stevo Pendarovski, punonjës i Ministrisë së Brendshme, dhe i njëjti rezultoi pozitiv.

Antari i sigurimit të presidentit është pjesë e ekipit më të gjerë të sigurisë, që do të thotë se ai nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me presidentin. Ai javën e kaluar kishte shfrytëzuar pushimin vjetor, me cka në punë herën e fundit shte më 11 maj (e hënë).
Pas anketës epidemiologjike, u përcaktua se është e nevojshme të testohen 11 persona shtesë që kanë qenë në kontakt me personin që është pozitiv.

Të 11 personat u testuan dhe ishin negativë në COVID-19, por prapë mbetën në izolim deri më 25 maj, deri sa të kalojë periudha e inkubacionit prej 14 ditësh.

Pas analizës epidemiologjike, Presidenti Pendarovski dhe anëtarët e familjes së tij u vlerësuan si kontakte të linjës së dytë, për të cilët izolimi nuk rekomandohet sipas protokollit epidemiologjik.

Presidenti vazhdon të kryejë detyrat e tij të rregullta.

“Zyra e Presidentit vazhdon të funksionojë pa probleme, në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Në dy muajt e fundit, punonjësit kanë punuar në orare të ndryshme. Shumica e aktiviteteve mbahen jashtë. Në takime dhe ngjarje, mirëmbahet distanca fizike e rekomanduar, përdoren pajisje mbrojtëse si maska dhe doreza, dezinfektues dhe ambientet në “Villa Vodno” pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht”, thonë nga Villa Vodno.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments