11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHapet konkursi i parë i NATO-s ku mund të konkurojnë edhe qytetarët...

Hapet konkursi i parë i NATO-s ku mund të konkurojnë edhe qytetarët e Maqedonisë

Paga e bukur, shpenzimet e udhëtimit, 30 ditë pushime dhe tre vjet në tre institucione të ndryshme të NATO-s.

Këto janë termat më të shkurtër të ofruar nga Aleanca në Programin e ri, të sapo hapur për profesionistë të rinj, i cili punëson profesionistë të rinj nga vendet anëtare, e që gjithashtu ofron mundësi për të aplikojnë profesionistët e rinj nga Maqedonia, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Kriteret themelore për të aplikuar në program, përveç shtetësisë së një Shteti Anëtar, të jenë të paktën 21 vjeç, diplomë master, nivel i avancuar i njohjes së gjuhës angleze ose frënge dhe të paktën një vit përvojë profesionale. Kandidatët do të mund të aplikojnë deri në fund të majit, do të duhet të marrin certifikatë të sigurisë së NATO-s, ndërsa me programin do ta fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Profesionistët e rinj të zgjedhur do të punojnë në tre nga gjashtë organet e Aleancës për të cilët është dedikuar programi:

Stafi ndërkombëtar i NATO-s (shërbimi i ekspertëve në selinë e Aleancës në Bruksel);

Stafi ushtarak ndërkombëtar (me seli në Bruksel);

Operacionet e Komandës Aleate në Mons, Belgjikë,

Transformimi i Komandës Aleate në Norfolk, Virxhinia,

Agjencia për komunikime dhe informacione me bazë në Bruksel dhe zyra në 30 vende dhe

Agjencia për mbështetje dhe prokurime, e vendosur në Luksemburg, Francë, Hungari dhe Itali.

NATO, me këtë program, po kërkon profesionistë të rinj për të punuar në fushat e inovacionit dhe teknologjive të reja, mbrojtjen kibernetike, operacionet e kërkimit dhe analizës, inxhinieri, logjistikë dhe furnizim, siguri dhe inteligjencë, politikë ndërkombëtare, komunikimet strategjike dhe marketingu, menaxhimi, financat dhe ekonomia. punët juridike, menaxhim dhe zhvillim të burimeve njerëzore, menaxhim të programeve dhe projekteve, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Kandidatët do mund të aplikojnë përmes sistemit elektronik të NATO-s për punësim.

Aleanca nuk thotë se sa persona do të punësohen, por shpjegon se të rinjtë do të punësohen për një periudhë prej tre vjetësh. Çdo profesionist i ri përmes programit do të punojë në pozita fillestare në tre organe të ndryshme të NATO-s, duke kaluar një vit në secilin prej tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments