7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas 2 muaj mbylljeje, Finlanda rihap shkollat

Pas 2 muaj mbylljeje, Finlanda rihap shkollat

Fëmijët rifilluan sot rrugën e shkollës në Finlandë pas tetë javësh mbylljeje, por mund të rifillojnë sërish mësimin në distancë pas pushimeve verore, në funksion të pandemisë së koronavirusit.

Nxënësit rifilluan shkollën dy javë para fillimit të pushimeve verore në qershor. Masa strikte të distancimit fizik janë vendosur.

“Rikrijimet do të shtohen për të shmangur grumbullimin e fëmijëve në oborr në të njëjtën kohë dhe hapësirat e papërdorshme në shkollë do të transformohen në klasa për të mundësuar shpërndarjen e nxënësve, theksoi ministrja e Arsimit, Li Andersson.

Sot, ministrja njoftoi se po përgatiteshin ligje për t’u mundësuar shkollave të zgjedhin, në funksion të rrethanave, mësim në klasë apo në distancë, në fillimin e vitit shkollor të planifikuar për në mes të gushtit. Vendi numëron rreth 550 000 nxënës.

Finlanda ka regjistruar deri tani 284 të vdekur si pasojë e COVID-19 me më shumë se 6 000 raste me koronavirusin e ri, një përqindje e ulët në krahasim me vendet nordike fqinje./atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments