7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShilegovi nuk e largon gjelbërimin, pllaka e Nënës Terezë do të qëndrojë...

Shilegovi nuk e largon gjelbërimin, pllaka e Nënës Terezë do të qëndrojë e “bllokuar”

Pllaka përkujtimore e shtëpisë së Nënës Terezë do të qëndrojë e bllokuar me gjelbërimin, kjo sepse nuk do të krijohet rrugë e cila do të mundësojë qasje deri te pllaka.  Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov vendosjen e gjelbërimit e arsyetoi se ka pasur qëllim të mirë, kurse kur u pyet se a do të krijojë rrugë për të mundësuar qasje deri te pllaka, ai tha se nuk mundet pasi hapësira është pronë private.

Me këtë ai ka njoftuar se edhe gjelbërimi është investim i qytetarëve të cilët kanë kërkuar të jenë anonim, dhe qyteti për të nuk ka harxhuar asnjë qindarkë. Në këtë hapësirë në vitin 2015 duhej të ndërtoheshin objekt turistik “Shkallët spanjolle”, por për shkak se kishte pasur reagime dhe ishin vërejtur lëshime gjatë dhënies së lejes, leja ishte prishur ndërkaq rasti është në procedurë të gjyqësore.

Petre Shilegov, kryetar i Shkupit:
TV21: Do të thotë gjelbërimi do të qëndrojë kështu?
-“Tash për tash po. Ne nuk mund të shpenzojmë para publike në pronë private dhe këtë nuk do ta bëjmë”
TV21: Ky a nuk është investim i juaji?
-“Jo, ky nuk është investim i Qytetit. Qytetarë të vetëdijshëm të Shkupit kanë dashur të ndihmojnë me qëllim që të rregullohet hapësira kështu si duket tash që të mos mbetet gropë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments