6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAnëtarët e KSHZ-së, te Pendarovski për zgjedhjet

Anëtarët e KSHZ-së, te Pendarovski për zgjedhjet

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve takojnë Presidentin, Stevo Pendarovski, për të biseduar për afatet e mundshme zgjedhore. Takimi vjen një ditë pasi liderët e partive politike kërkuan nga institucionet kompetente të tregojnë mendimin dhe gatishmërinë e tyre, për organizimin e zgjedhjeve. KSHZ-ja duhet të tregojë sa ditë do t’i duhen për organizimin e zgjedhjeve, pasi procesi ishte ndërprerë me dekret të Qeverisë. Sipas dekretit që është aktualisht në fuqi, dy ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ-ja ka kohë të mbyll listën zgjedhore kurse afatet për të dhënat nga regjistrat e MPB-së dhe vërejtjet eventuale të partive kanë skaduar. Në përputhje me po të njëjtin dekret dhe afateve për organizimin e zgjedhjeve, procedura për verifikimin e listave të kandidatëve ka përfunduar kurse fushata zgjedhore do të fillonte dy ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Deri në takimin tjetër të liderëve, KSHZ-ja duhet të ketë një përgjigje. Ky institucion po ashtu duhet të përgatitet për organizimin e zgjedhjeve në kushte të jashtëzakonshme, sipas rekomandimeve nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, mëson Alsat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments