9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Karantina shtetërore mbetet edhe më tej

Filipçe: Karantina shtetërore mbetet edhe më tej

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i pyetur nëse në masat lehtësuese është futur edhe hapjen eventuale e kufijve tha se për këtë po diskutohet në nivel të shteteve në rajon. Sa i përket karantinës shtetërore, Filipçe theksoi se sipas tij kjo masë duhet edhe më tej të implementohet.

“Karantina do të mbetet edhe më tej, mendoj se karantina është masë e shkëlqyer…14 ditë izolim, megjithatë tani kemi filluar përgatitjet për takim me ministrat e Shëndetësisë në vendet e rajonit,sepse disa vende kanë tashmë paralajmërime për disa politika individuale, ne mendojmë që duhet të jenë të koordinuara, të gjithë kolegët nga rajoni e mendojnë të njëjtën. Jemi në fazë përfundimtare në organizimin e mbledhjes me ministrin grek të shëndetësisë por edhe me vendet tjera, sepse e gjithë kjo duhet të menaxhohet mirë”, theksoi Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments