Tesla ka rihapur fabrikën e vetme të veturave amerikane elektrike në Kaliforni, pavarësisht urdhrave të autoriteteve lokale kundër prodhimit, dhe mbajtjes së distancës sociale.
Të hënën, shefi ekzekutiv i kompanisë Elon Musk shkroi në Twitter se prodhimi kishte rifilluar dhe se ai do të ishte “në linjë me të gjithë të tjerët”. Ai madje shton se nëse dikush arrestohet, kërkon që të jetë vetëm ai.
Elon Musk, prej fillimit të masave në SHBA, ka qenë kundër, duke bërë thirrje për rihapje të menjëhershme të vendit.
Sipas mediave botërore, miliarderi ishte zotuar më parë se do të zhvendoste selinë e firmës jashtë Kalifornisë, nëse fabrika nuk lejohej të rihapet.