7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFilloi hapja e kufirit Kosovë- Shqipëri

Filloi hapja e kufirit Kosovë- Shqipëri

Të parët janë qytetarët e Kosovës me leje qëndrimi apo shtetësi shqiptare, të cilët janë lejuar të udhëtojnë për t’u vendosur në pronat e tyre

Në një intervistë për mediat në Shqipëri, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, tha se këta qytetarë duhet të vetizolohen në shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e qytetit ku do të qëndrojnë.

“Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të dalin jashtë shtëpive dhe banesave të tyre për të kryer shërbime në orare të caktuara, siç është për të gjithë qytetarët shqiptarë”.

Shtimi numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar marrjen e vendimeve të autoriteteve shqiptare për të cakuar datat e sakta se kur qytetarët e tjerë do të lejohen të qarkullojnë drejt Shqipërisë, megjithatë përmendet muaji qershor.

“Është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë që patjetër shifrat duhet të shkojnë drejt zeroz që njerëzit e Kosovës të mund të shkojnë drejt territorit të Shqipërisë si dhe ata të Shqipërisë drejt Kosovës. Deti aty është, aty do të jetë. Jam i bindur se qershori, më së largu mesi i qershorit ose më vonë nëse jemi strikt ne do t’i afrohemi më shumë detit, në të kundërtën, do t’i largohet”.

Ka nisur edhe lejimi i qarkullimit të mallrave, por kryesisht ato që vijnë në Portin e Durrësit drejt Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Sipas ambasadori Minxhozi, lirimi masiv i mallrave nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas bëhet në kohë të caktuar në një fazë të caktuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments