10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMbretëria e Bashkuar raporton 346 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 31.587

Mbretëria e Bashkuar raporton 346 vdekje të reja nga COVID-19, gjithsej 31.587

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, në konferencën ditore për media njoftoi se janë regjistruar 3.896 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 215.260

Londër

Mbretëria e Bashkuar në 24 orët e fundit ka regjistruar 346 vdekje nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 31.587, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, në konferencën ditore për media njoftoi se janë regjistruar 3.896 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 215.260. 

Në 24 orët e fundit vendi ka kryer gjithsej 96.878 teste të dyshuara të COVID-19. 

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale. 

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 276 mijë të vdekur. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments