Romë
Italia ka raportuar 194 vdekje të tjera nga koronavirus i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 30.395, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se kulmi i shpërthimit ka kaluar, por ekspertët vazhdojnë të paralajmërojnë se zbutja e bllokimit mund të shkaktojë një rikthim në kurbën e ngjitjes së koronavirusit.
Raporti i infeksioneve të reja aktive ra në rekord, gjegjësisht në 24 orët e fundit u regjistruan 3.119 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në 84.842.
Ndërkohë, numri i të shëruarve ka vazhduar të rritet, duke arritur në 103.031.
Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku viktimat u rritën në 14.924, shifër e cila është pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të viktimave në vend.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 276 mijë të vdekur.