-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaZaev-Mogerini: Është përshëndetur përparimi, deri në qershor të kompletohen reformat?

Zaev-Mogerini: Është përshëndetur përparimi, deri në qershor të kompletohen reformat?

Është përshëndetur përparimi i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në plotësimin e agjendës së reformave, ndërsa është marrë edhe inkurajim që para qershorit të këtij viti shteti t’i realizojë masat e mbetura për kompletimin e reformave të parapara me konkluzionet e Këshillit të Evropës nga qershori i vitit 2018.

Kjo u konstatua në takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takimin, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryeministri Zaev e shprehu falënderimin e tij personal për mbajtjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në një periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Janë përsëritur urimet për arritjen e Marrëveshjes së Prespës, implementimin e tyre të plotë dhe përfitimet të cilat, siç potencojnë, tani janë më të dukshme, ndërsa bëhet fjalë edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Pjesëmarrësit në takimin e sotëm në Bruksel u pajtuan se realizimi i zgjedhjeve demokratike dhe të lira është kyçe dhe prioritare për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takim, gjithashtu, u theksua se të gjithë presin qasje konstruktive dhe pjesëmarrje të opozitës në zgjedhje, si dhe në proceset reformuese”, thuhet në kumtesë.

“Në takimin e delegacionit qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, u konkludua se Republika e Maqedonisë së Veriut ka arsye të mëdha që të shpresojë në sinjale pozitive nga të gjitha institucionet evropiane në periudhën e ardhshme”, qëndron në kumtesë.

Kryeministri Zaev në Bruksel e udhëheq delegacionin e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, me të cilin do të kryesoj pikërisht ai, ku do t’i prezantojë arritjet e vendit në procesin e reformave, që realizohen në rrugën drejt fillimit të negociatave me BE-në.

Këshilli i 15-të për Stabilizim dhe Asociim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, me të cilin do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Mogerini, konsiderohet për test të parë preliminar në dinamikën e agjendës reformuese, e cila është e përqëndruar në tre shtyllat – sigurimi i sistemit të inteligjencës, administrata publike dhe legjislacioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments