Policët janë mbrojtësit tanë, rojtarët tanë të qytetarëve, të drejtave dhe sigurisë së tyre. Në periudhë kur ballafaqohemi me kërcënim serioz nga pandemia globale, policët ishin në radhët e para në luftën kundër virusit korona, shkroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk duke e uruar Ditën e Policisë – 7 Maji.
“Policët maqedonas treguan shkallë të lartë të gatishmërisë, profesionalizmit dhe sakrificës në ruajtjen e rendit dhe paqes publike, përkushtimin në zbatimin e masave dhe parandalimin e infeksionit nga virusi korona. Me këtë, edhe policët japin kontributin e tyre të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik”, shkroi Zaevi.
Më tutje bën të ditur se në vitet e kaluara përmes procesit të reformave dhe profesionalizimit, policia e ktheu besimin dhe imazhin te qytetarët.
“Sot ajo është servis i vërtetë i qytetarëve, mbrojtëse e tyre dhe kryesuese në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë shoqërisë. Ju faleminderit!”,shkroi Zaevi me rastin e Ditës së Policisë./MIA