Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pranuar të rihapë të gjitha dyqanet si pjesë e një marrëveshje me drejtuesit e Gjermanisë për të lehtësuar kufizimet në shoqëri.
Rregullat e përgjithshme të distancës do të vazhdojnë edhe për një muaj, transmeton rtv21.tv.
Shkollat do të rihapen gradualisht, gjithashtu Bundesligës pritet t’i jepet drita jeshile për të rifilluar.
Shtetet kanë rënë dakord të marrin nën kontroll kohën e rihapjes.
Gjermania më pak se 7,000 vdekje nga pandemia koronavirus një shifër shumë më e ulët sesa që shihet në vendet e tjera të Evropës Perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, Italinë, Francën dhe Spanjën./21Media