7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSela: Diaspora vetëm se do ta thellonte fitoren tonë ndaj partive tjera

Sela: Diaspora vetëm se do ta thellonte fitoren tonë ndaj partive tjera

Në pyetjen e gazetarit të in7 në lidhje me atë se a ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve dhe nëse ato do të mbahen në kohën kur në vend duhet të jenë një pjesë e madhe e diasporës, dhe se sa do të ndikonte kjo në rezultatin e zgjedhjeve, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se ASH do ta fitojë oponencën vetëm me votuesit e mbrendshëm, ndërsa diaspora do ta thellonte atë, përcjell in7.

“Diaspora vetëm se do ta thellojë ndryshimin me oponencën tonë që e kemi ne këtu brenda, nga ana tjetër ne mendojmë, por këtë e thonë edhe analizat që i nxjerrim nga ana e sondazheve tona të brendshme që thonë se ne zgjedhjet do t’i fitojmë edhe nga votuesit të cilët janë prezent këtu. Ma kujtuat me pyetjen që bëtë edhe një element tjetër se kur duhet të mbahen zgjedhjet. Ti nuk mund të mbash zgjedhje ndërkohë që tjetrit ia pamundëson të drejtën për të votuar. Lind pyetja logjike: A ka të drejtë të votojë diaspora. Po është në lista dhe ka të drejtë. Atëherë në momentin që shpallen zgjedhje, shteti duhet të ketë kujdes që këtë të drejtë të mos ja marrë askujt që ka të drejtë vote, pa marrë parasysh faktit se ku jeton ai tani, prandaj tek argumentet që i përdora më herët se kur duhet të mbahen zgjedhjet, tani po shtohet edhe një argument tjetër, zgjedhjet duhet të mbahen kur do të ketë kushte që misionet ndërkombëtare të jenë në vend, në momentin që virolenca e virusit është më e ulët dhe në montet që krijohen kushte që çdo qytetarë me të drejtë vote dhe që ka dëshirë të votojë, të vijë dhe të votojë, e këtu bën pjesë edhe diaspora, me fjalë të tjera zgjedhjet duhet mbajtur kur të hapen kufijtë”, ka thënë Sela për in7.tv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments