4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRaportuesi i KE-së, liderëve politik në Kosovë: Veproni në interes të qytetarëve,...

Raportuesi i KE-së, liderëve politik në Kosovë: Veproni në interes të qytetarëve, dhe në përputhje me Kushtetutën

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Peter Beyer ka këruar nga Kosova përgjegjësi politike e sundim të ligjit.

Ai shtoi se mbështetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë është e fuqishme në këto kohë të vështira.

“Populli i Kosovës është goditur fort nga kriza aktuale e coronavirusit, ashtu sikurse shumë vende tjera nëpër botë. Respekt i veçantë shkon për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga kriza, si në aspektin shëndetësor ashtu dhe në atë ekonomik. Në këtë drejtim mirëpres shembujt e fundit të bashkërendimit pozitiv ndërkomunitar dhe ndërkufitar dhe solidaritetin e treguar midis profesionistëve mjekësorë dhe zyrtarëve, duke shkuar përtej përçarjeve politike dhe atyre etnike”, ka shtuar ai.

Beyer kujton se si Kosova gjithashtu ka gjetur veten në mes të një krize politike dhe kushtetuese, pasi që qeveria e zgjedhur humbi votat nga mocioni i mosbesimit në fund të marsit, derisa kriza e COVID-19 po zgjerohej.

Po ashtu theksohet se dekreti i presidentit ishte që të formohet një qeveri e re e koalicionit, pa zgjedhje të reja, por ky dekret u kundërshtua nga kryeministri duke dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese më 1 maj, e cila pezulloi dekretin deri më 29 maj.

“Në këtë gjendje dramatike, është qenësore për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të saj që të sigurohen kontrollet e pushtetit (balancimi i pushteteve). Kjo vlen veçanërisht për një Kuvend tërësisht funksional dhe sistem të pavarur kushtetues të gjykatave”, tha ndër tjera Beyer.

“I nxis të gjithë ata që janë përgjegjës politikisht në Kosovë dhe gjithashtu në gjyqësi, që të veprojnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve të tyre dhe në përputhje të rreptë më Kushtetutën e Kosovës. Gjithashtu besoj se të gjithë në Prishtinë mbështeten në sundimin e ligjit që siguron parim të proporcionalitetit lidhur me të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të përballur krizën aktuale pandemike dhe politike, gjithmonë me synimin që të sigurohet një përputhje me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që janë pjesë e sistemit të brendshëm ligjor”, ka përfunduar Beyer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments