8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Vetëm politikanët e pandershëm dhe të pamoralshëm bëjnë luks në kohë...

VMRO-DPMNE: Vetëm politikanët e pandershëm dhe të pamoralshëm bëjnë luks në kohë krize

Vetëm politikanë të pandershëm dhe të pamoralshëm bëjnë luks në llogari të popullit të tyre në kohë krize. Shkatërrimi i LSDM-së duhet të ndalojë!

Përveç ushqimit të detit, Qeveria ka blerë edhe pije të shtrenjta gjatë epidemisë me koronën.

Derisa qytetarët dhe bizneset mezi lidhin fundin me fundin, për qeverinë e LSDM-së nuk ekziston krizë.

Ata paratë i shpenzojnë për blerje të 2 tonë verë, 45 litra uiski, 90 litra uiski skoceze, 30 litra shampanjë dhe vodkë. Këto blerje i bëjnë si vazhdimësi e blerjeve të deritanishme milionëshe të guacave, karkalecave, kallamar, oktapodë dhe ushqim tjetër të detit, por edhe fistikë, lajthi dhe bajame.

Hipokritët e LSDM-së kërkojnë që qytetarët të donojnë para, ndërsa qeveria pastaj të blejë ushqim të shtrenjtë dhe pije për vete.

Maqedonia për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së tyre nga virusi korona, ndërsa punonjësit shëndetësorë nuk kanë mjaftueshëm maska, doreza dhe pajisje mjekësore.

Në tre muajt e parë të këtij viti tashmë kanë krijuar borxh të ri prej 120 milionë eurove, gjegjësisht 250 euro për secilën familje.

Subjektet afariste po mbyllen, ndërsa mijëra punëtorë mbetën pa ekzistencë, por me rëndësi pushteti i Zaevit ka blerë oktopodë, fistikë dhe kallamar për vete.

Secili denar në ballafaqimin me krizën ekonomike dhe shëndetësore është i nevojshëm dhe për këtë duhet që menjëherë ta anulojnë këtë blerje, që të munden mjetet të përfundojnë aty ku është më e nevojshme, në shëndetësi dhe ekonomi.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments