Sot rreth orës 11:30 minuta është denoncuar se në platformën e vjetër të stacionit policor në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi, është rrëzuar një helikopter i MPB-së.
Helikopteri “M 17” është rrëzuar nga shkaqe të panjohura.
Në helikopter kanë qenë 5 persona, ndërsa sipas informatave të para, një person është lënduar.
Zv.ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, e ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se nuk ka të lënduar.
Pritet që gjatë ditës MPB të del me informacione më të detajuara në lidhje me këtë rast.