Infektologu Vello Markovski ka vlerësuar se askush nuk mund ta dijë a mundet apo jo të kthehet virusi korona në vjeshtë, kurse ata që e deklarojnë këtë, duhet të spjegojnë se nga e dinë këtë.
“Supozimi është se do të kthehet. Krahasohet me virusin e gripit, por bëhet fjalë për lloje të ndryshme të viruseve. Ky virus është prezent, çdo vit kthehet, por jo aq infektues”, tha Markovski.
Ai shtoi se virusi mund të kthehet, por të jetë sikurse vitin e kaluar kur u infektua 30 për qind e popullatës, por kalon si ftohje e lehtë.