Ministri i Kulturës nga radhët e AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, sot u dërgoi mesazh urimi drejtuesve të Presidencë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), duke uruar 10-vjetorin e saj.
“Bota dhe Ballkani janë dëshmitarë të sukseseve të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në sferën kulturore dhe sociale. Ky sukses dëshmohet edhe nëpërmjet programit arsimor “Bursat e Turqisë”. Me këtë rast, më lejoni që t’jua uroj 10-vjetorin e YTB-së, duke dëshiruar dhe shpresuar në sukseset e së ardhmes”, thuhet në telegram urimin e ministrit të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Hysni Ismaili.