12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMançevski: Nuk ka punësime të reja, vazhdohen kontratat ndaj personave veçmë të...

Mançevski: Nuk ka punësime të reja, vazhdohen kontratat ndaj personave veçmë të angazhuar nëse nevojitet

Nuk është e vërtetë se ka punësime të reja. Ata janë të ndaluara me Dekret të qeverisë. Vazhdohen eventualisht vetëm kontrata, por personave që më parë kanë qenë të angazhuar, nëse vlerësohet se ka nevojë, thotë ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Ai për “Detektor” ka hedhur poshtë akuzat e zëvendës së tij, Nevenka Stamenkovska Stojkovski se “LSDM në këtë periudhë vazhdon me punësime edhe pse ajo me Dekret qeveritar është e ndaluar”.

“Absolutisht nuk janë të sakta pohimet e zëvendëses. Të ndaluara janë punësimet e reja përveç nëse nuk bëhet fjalë për kontratë të njerëzve që veçmë janë angazhuar, apo për vende që ekzistojnë dhe ku janë persona të angazhuar. Kemi sjell dekret të Qeverisë me të cilën atë e kemi ndaluar. Pse të sjellim Dekret nëse bëjmë diçka tjetër. Konform nevojave të institucioneve mund të rinovohen kontratat, por të njerëzve të angazhuar. Nuk bëhet fjalë për rritje të numrit”, ka thënë ministri.

Anketa e “Detektorit” tregon se gjithsej 80 për qind e qytetarëve mendojnë se sektori publik është i partizuar, ndërsa vetëm 8.2 për qind kanë mendim të kundërt. Sipas qytetarëve, pa librezë partiake madje është shumë vështirë të punësohesh në administratë. Por, shumica e tyre më shumë do të zgjidhnin punësim në sektorin publik se sa atë privat.

Ai ndryshe është pajtuar me qytetarët sipas të cilës do të kemi administratë shumë më profesionale pasi të fillojmë negociatat me BE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments