Në mes të pandemisë së koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të interesuara që rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë stabilitet dhe prosperitet.
Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Mike Pompeo. Në një telefonatë që ai pati me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Z. Stevo Pendarovski, Z. Pompeo nënvizoi rëndësinë e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.