Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha sot në konferencë për shtyp se vendimi për fundjavën e 1 majit do të merret në seancën e nesërme të qeverisë.
Ai tha se një takim në mëngjes që u mbajt sot në selinë e Shtabit Qendrorë të Krizave ka shprehur mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili me konsensus beson se fundjava duhet të mbyllet plotësisht përsëri si për Pashkët.