Në kohën kur thuhet se LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet janë pajtuar për marrëveshjen për bashëqeverisje, kanë dalë edhe emrat për ministra, raporton Gazeta Blic.
Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë këta ministra: Anton Quni, Besian Mustafa, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Vlira Dumoshi. Poashtu pritet të rikthehet në MPB Agim Veliu i shkarkuar nga ana e Albin Kurtit.
Hykmete Bajrami do të jetë zëvendëskryeministër, raporton Klan Kosova.
Nga AAK ministra pritet të jenë: Besnik Tahiri, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj.Limaj mund të rikthehet si zëvendëskryeministër.