4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Gostivarit, konkretisht Shtabi i emergjencave javën që vjen do të...

Komuna e Gostivarit, konkretisht Shtabi i emergjencave javën që vjen do të propozojë lehtësime të reja

Komuna e Gostivarit, konkretisht Shtabi i emergjencave ku bëjnë pjesë pos kësaj komune edhe ajo e Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë, javën që vjen do të propozojë lehtësime të reja nga Shtabi qendror i kirzave,

Udhëheqësi i këtij shtabi, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, është i mendimit se edhe kafeteritë duhet të fillojnë me punë dhe të njejtat të funskionojnë sikurse kanë funksionuar deri më tani restorantet.

“Derisa deri më tani shumica e restoranteve kanë punuar duke mos pranuar njerëz, por duke siguruar ushqime të cilat janë shpërndarë dhe dërguar deri në shtëpi, javën e ardhshme në Shtabin e emergjencave në takimin e së martës, do ta bisedojmë që edhe kafeteritë që nuk kanë punuar, të mund të japin shërbime pa konsumatorë brenda. Të shiten kafe dhe blerësi ta merr të njejtën me vete duke u respektuar edhe rekomandimi që mos ketë grupime prej më shumë se dy individë”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ai tha se do t’i propozojë Shtabit qendror të krizave që javën tjetër të shkurtohet akoma ora policore.

“Urojë javën e ardhshme ora policore të shkurtohet edhe më shumë. Ne si Shtab lokal i emergjencës planifikojmë që Shtabit qendror t’i propozojmë të shtyhet ora policore pasi ndodhemi edhe në muajin e Ramazanit, respektivisht do të propozojmë ora policore të fillon prej 21.00 dhe të zgjatë deri në ora 05.00 të mëngjesit. Poashtu do të propozojmë që javën tjetër lëvizje të ketë edhe të dielën deri në ora 15.00”, tha kryetari Taravari.

Ai këto komente i bëri gjatë bashkëbisedimit të radhës online me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments