Presidenti Amerikan Donald Trump, sugjeroi dy dite me pare se përdorimi apo injektimi i dezinfektantevë mund të jetë një mënyrë për të luftuar koronavirusin. Është pikërisht ky moment kur Trump thotë se shkencëtarët mund ta marrin në konsideratë një gjë të tillë.
“Unë kam në mëndje dezinfektantët. Shoh që ata funksionojnë brenda brenda një minute. A ka ndonjë mënyrë që ne mund të bëjmë diçka si kjo përmes injeksionit, ose pothuajse një pastrim? Sepse ju e shikoni që virusi prek mushkëritë dhe i shkatërron to. Do të ishte interesante nëse mund të gjeni një mënyrë për përdorimin e tyre nga stafi mjekësor. Mua më duket interesante kjo ide”- tha shefi i shtepise se Bardhe.
Por sugjerimi i Trump ka shkaktuar një lumë kritikash edhe nga vetë prodhuresit e dezinfektantëve, të cilët i kanë bërë thirrje qyettarëve amerikanë të lexojnë mirë manualin e përdorimit në produktet e dezinfektanteve apo edhe të pastrimit para përdorimit të tyre.
Një ditë më pas, në një konferencë për shtyp, presidenti Trump u detyrua të japë shpjegime, duke thënë se sugjerimi i tij ishte sarkazmë për disa media amerikane.
“Unë u bëra një pyetje sarkastike gazetarëve si ju, vetëm për të parë se çfarë do të ndodhte. Unë i pyeta ata në një mënyrë shumë sarkastike. Unë besoj se dezinfektantët në duar kanë një efekt të paparë.
Prandaj njerëzit duhet të lajnë më shpesh duart ose t’i dezinfektojnë ato. Fakti që unë sugjerova dezinfektantin, ishte një pyetje sarkazëm drejtuar një grupi gazetarësh që ishin të pranishëm”, eshte shprehur presidenti.
Humori dhe ironia e Trump vjen në një moment që Amerika ka shënuar më shumë se 51 mijë viktima dhe mban vendin e parë për numrin e të infektuarve.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!